Një kërkesë për shkarkimin e Ministrit të ri të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, tani ka dalë edhe online.
Nenad Rikalo është i dyshuar për torturim dhe krime tjera të bëra ndaj qytetarëve të Prishtinës dhe Kosovës.
Banorët e ndërtesës në Kurriz të Dardanisë kanë rrëfyer për KTV-në torturat që thonë se Rikalo ka bërë dhe faktin që ai gjithmonë aty është shfaqur me uniformë dhe i armatosur.
Këtë peticion e ka filluar Rrezeart Galica, i cili kërkon edhe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës që urgjentisht të hetohet e kaluara dhe pjesëmarrja e tij në këto krime.
Peticionin e gjeni KËTU.
Artikuj të ngjashëm
-
Raporti i KTV-së për “rastin Rikallo” në seancën e Kuvendit
-
Kelmendi kërkon shkarkimin e ministrit Rikalo ose rrëzimin e qeverisë
-
Pacolli kërkon shkarkimin e Rikallos
-
Banorët e Dardanisë e akuzojnë për tortura gjatë luftës ministrin Rikallo
-
Qeveria ende s’ka zëvendësim për Rikallon, PSD-ja thotë se s’bëhet pjesë e ekzekutivit