Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badocit, ka nisur nënshkrimin e një peticioni online në kundërshtim të planeve të kompanive private për ndërtime në afërsi të liqenit artificial, shkruan Koha.net.
Prej tri ditësh, ky grup që ka mbledhur mijëra përkrahës që po kundërshtojnë paralajmërimin e projektit ndërtimor të lagjes “Lakeside Gardens” nga kompania KAWA dhe 4M Group.
Përfaqësues të tyre kanë thënë se Komuna e Prishtinës pas një vendimi të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ua ka lëshuar kushtet e ndërtimit. Në kundërshtim me legjislacionin në fuqi buzë liqenit synohet ndërtimi i lagjes luksoze që do t’i ketë 17 vila. Kompanitë kanë bërë të ditur se ndërtimi do të bëhet në zonën e dytë të mbrojtur.
-
Qytetarët e mbrojnë Badovcin
-
Bie niveli i ujit në liqene, vazhdon kundërshtimi për ndërtimin në Badoc
-
Ministria e Mjedisit dhe Komuna e Prishtinës ia dhanë dritën e gjelbër projektimit të lagjes luksoze buzë Badocit, thotë ndërtuesi
-
MMPH-ja nuk tregon nëse ka pëlqim për projektin në Badoc, qytetarët e kundërshtojnë
-
Projekti ndërtimor në afërsi të Liqenit të Badocit nxit kundërshtimin qytetar