Serbo-amerikanët, me peticionin prej 37 mijë nënshkrimesh kanë kërkuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe nga Kongresi i SHBA -së që të ndërpritet ndihma ekonomike dhe përkrahja për Kosovën, transmeton Koha.net.
“Ndaleni përkrahjen për regjimin kriminal të Thaçit në Kosovë, në politikën e saj të jashtme e të brendshme”, shkruan në peticion, njofton agjencia serbe e lajmeve tanjug.
peticion kërkohet “që të ndalet dëbimi pjesëtarëve të religjioneve jomyslimane si dhe shkatërrimi i manastireve edhe i gjurmëve të kulturës evropiane”.
Në fund të Peticionit kërkohet edhe mbajtja e një debati në Kongres për ndikimin dhe shpenzimet e politikës së jashtme amerikane në Serbi “e në Kosovë e cila destabilizon rajonin".
Peticioni dhe Rezoluta e Komitetit organizativ të komuniteti serbo-amerikan para disa ditësh u është dorëzuar presidentit Trump, sekretarit amerikan të Shteti Pompeo si dhe kryetarëve të Komiteteve për Politikë të Jashtme në Dhomën e Ultë dhe në Senat, njofton tanjug.
Aksioni i mbledhjes së nënshkrime vazhdon edhe më tej, transmeton Koha.net.
-
Peticion në SHBA që Trumpi t’i mbrojë serbët në Kosovë
-
Dodik kërkon ndihmë nga Trumpi: Mos e lejo NATO-n të ndërhyjë në Bosnjë
-
Komuniteti shqiptaro-amerikan: SHBA-ja t'i japë fund përkëdheljes së Serbisë
-
Shqiptaro-amerikanët apel presidentit Trump për politikën ndaj Kosovës
-
Organizatat shqiptare në SHBA i shkruajnë Trumpit në lidhje me dialogun Kosovë - Serbi