Në takimin e ndërmjetësuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, të kultivuesve të peshkut në Istog dhe ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, u diskutua për çudinë e radhës që po iu ndodhë këtij biznesi në Kosovë, transmeton KP komunikatën.
Biznesi i peshkut në Istog qe dhjetë vjet paguan taksë ujore (tantieme ujore), në Ministrinë e Ambientit dhe në kompaninë rajonale “Drini i Bardhë”, që të dyja pagesa për të njëjtin qëllim.
Sipas një komunikate të Odës së Afarizmit, ajo çka i shqetëson bizneset e peshkut, ishin tarifat e larta që ngriheshin çdo vit dhe që të dyja institucionet që e mbledhin këtë taksë ujore, e akuzonin njëra-tjetrën që nuk kanë të drejtë ligjore për vjeljen e kësaj takse ujore.
“Pas shpalosjes së këtyre problematikave, të cilat po e ngulfatin afarizmin në Kosovë, ministri Lluka shprehu gatishmërinë që kjo problematikë të marrë zgjidhje. Ai ftoi një takim të ardhshëm ndërmjet të gjithë akterëve, pra Ministrisë së Ambientit, kompanisë Drini i Bardhë dhe bizneseve të peshkut. Njëherit, të gjithë të pranishmit falënderuan OAK-un për iniciativën që ka ndërmarrë, për t’i dhënë zgjidhje kësaj çudie taksambledhëse të dyfishtë. Nga 13 biznese për prodhimin e peshkut që kishte komuna e Istogut, sot afarojnë vetëm 5 prej tyre, kjo tregon më së miri gjendjen në të cilën ndodhet kjo industri”, thuhet në komunikatë.
-
Kosova pa fond për kompensim të dëmeve në të mbjella
-
Nis vlerësimi i dëmeve në të mbjella, bujqit ankohen se s’janë kompensuar ende për vitin e shkuar
-
Pas dëmeve nga breshri, paralajmërohet “një qendër e paralajmërimit” për bujqit
-
Breshri shkakton dëme në Istog, Muja dhe Ferati premtojnë mbështetje për fermerët
-
Analizat e nxjerrin të sigurt ujin e pishinës së Gërmisë, Krasniqi: Politika të lihet anash