Komunat e rajonit të Prizrenit vazhdojnë që të jenë më të prekurat nga pickimet e rriqrave.
Nga 870 raste të pickimeve që janë regjistruar në nivel të Kosovës afro 500 raste të tilla kanë ndodhur në tri komuna të rajonit jugor, përkatësisht në Malishevë, Suharekë e Rahovec.
Autoritetet e këtyre komunave kanë bërë të ditur se situata epidemiologjike është nën kontroll dhe se nuk ka ndonjë rast të raportuar me infektim nga virusi i etheve hemorragjike krime- kongo (EHKK) dhe se janë ndërmarrë aktivitete vetëdijesuese, sidomos me nxënës në shkolla.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se nga shkurti deri në mesin e muajit maj të këtij viti janë raportuar 870 raste të pickimeve nga rriqrat në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
“Numri më i madh i pickimeve janë nga Komuna e Malishevës 251 raste, Suhareka 197 raste, Klina 140 raste, Rahoveci 46 raste dhe komunat e tjera me numër më të vogël të rasteve”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së. Ky institut ka theksuar se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë raportuar një numër pak më i lartë i rasteve të pickimeve, por ka siguruar se situata epidemiologjike me EHKK është nën kontroll të plotë dhe nën mbikëqyrje në të gjitha vatrat e infeksionit dhe se bashkë me mjekët dhe punëtorët shëndetësorë të QKMF-ve në Malishevë, Rahovec, Klinë, Suharekë, Gjakovë, po mbikëqyrin dhe hulumtojnë të gjitha vatrat, përfshirë këtu edhe vatrat endemike të komunave fqinje: Lipjan, Drenas, Skenderaj, Prizren, Dragash.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Për 5 muaj 2080 raste të pickimeve nga rriqrat në Kosovë, IKSHPK-ja apelon për kujdes
-
Malisheva më e rrezikuar nga rriqrat, me 540 të pickuar
-
811 pickime nga rriqrat u raportuan në Kosovë
-
Komuna e Malishevës thotë se e ka nën kontroll situatën me rriqrat
-
Deri sot 285 pickime nga rriqrat në disa qytete të Kosovës, IKSHPK-ja jep rekomandime