Pesë pacientë me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit, ka njoftuar IKSHPK-ja të martën. Ndërkohë janë konfirmuar 168 raste të reja me koronavirus. Janë testuar 415 mostra në 24 orët e fundit.
Numri i të shëruarve ishte i përafërt – 157.
Në Prishtinë prapë ka pasur raste të shumta me COVID-19, gjithej 91. Në Podujevë janë 11 raste, kurse në Ferizaj dhjetë. Në Deçan e Pejë nga 8 raste, nga 7 raste në Fushë Kosovë e Gjakovë, Drenas e Obiliq nga 5 raste, Malishevë 4, Mitrovicë tri raste, Prizren, Shtime, Vushtrri, Lipjan nga dy raste dhe Skenderaj një rast.
Shifra totale e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë është 6045, 144 raste kanë përfunduar me fatalitet, e janë shëruar 3226. Raste aktive janë 2675.
Në spitalet e klinikat në kuadër të SHSKUK-së janë duke u trajtuar 541 pacientë për COVID-19, prej tyre 291 janë të konfirmuar me COVID-19. 16 nga ta janë në respiratorë.
-
5 të vdekur e 97 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
-
Pesë të vdekur dhe 160 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
-
Pesë të vdekur e 382 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Pesë të vdekur dhe 506 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Pesë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, 704 raste të reja