Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pesë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, numri i të prekurve arrin në 64 

Foto: Reuters/ Ilustrim

Ka shkuar në 64 numri i personave të prekur nga COVID-19 në Shqipëri, nga 697 teste të kryera.

Regjistrohen sot 5 raste të reja, tre prej tyre shtetas italianë, një 80 vjeçar dhe një 42-vjecar nga Kavaja. Lajmi u bë i ditur nga drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico. Aktualisht në spitalin e Infektivit qëndrojnë të shtruar 32 pacientë.

Shpërndarja e rasteve sipas qyteteve

Tiranë 45 raste

Durrës 5 raste

Edhe Tre të vdekur dhe 144 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri Arbëri Tre të vdekur dhe 144 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 6 raste

Rrogozhinë 2 raste

Edhe Pesë të vdekur dhe 104 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri Arbëri Pesë të vdekur dhe 104 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Kavajë 2 raste

Kujtojmë që deri më tani në Shqipëri, nga përhapja e pandemisë së koroanvirusit kanë humbur jetën dy persona, një grua 73-vjecare nga Durrësi dhe një 66-vjecar nga Lushnja, i shtruar pranë Infektivit. Të dy personat kishin pasur histori udhëtimi në Itali, atje ku virusi është përhapur frikshëm. Vetëm 24 orët e fundit janë shënuar mbi 400 të vdekur/BW.