Në Skenderaj është përuruar parku “Idriz Rreci” i cili kap vlerën rreth 75 mijë euro. Sipas një njoftimi për media, në përurimin e tij morën pjesë edhe kryetari i komunës, Bekim Jashari dhe nënkryetari, Nuredin Lushtaku.
Me këtë rast, Jashari është shprehur i lumtur që ky park po merr pamjen e duhur dhe kështu do të jetë në shërbim të fëmijëve të komunës sonë.
“Ky projekt është vazhdimësi e angazhimit tonë në shtimin e zonave të reja të gjelberta dhe krijimin e hapësirave rekreative për fëmijët”, deklaroi ai.
Tutje Jashari theksoi se parqe të tilla janë ndërtuar e do të ndërtohen edhe në lagje tjera të qytetit dhe në hapësirat përreth shkollave fillore e të mesme në komunën tonë.
Artikuj të ngjashëm