Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përurohen barnatorja publike e punimet për Radiologji e Laborator në QKMF të Prishtinës

Me pak barna nga lista esenciale, është përuruar objekti i barnatores publike në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Drejtori i shëndetësisë në Prishtinë, Arben Vitia, ka thënë se qytetarët, me recetë të mjekut, mund t’i marrin falas të gjitha barnat.

Për mungesë të disa llojeve të barnave, Vitia ka thënë se ato nuk janë sjellë nga Ministria e Shëndetësisë.

Vitia ka përuruar edhe punimet e bëra në Radiologji, si dhe në pjesën e laboratorit duke thënë se synojnë që për çdo vit t’i përmirësojnë shërbimet shëndetësore në qytet.