Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se personat që do të hyjnë në Kosovë nga vendet me rrezik të lartë të infektimit, do të jenë të obliguar të kenë testin PCR për COVID-19, ose do të detyrohen të vetizolohen.
“Ajo që kemi bë, kemi vendosë masën që të gjitha shtetet me rrezik potencial të shpërndarjes së virusit është se pa testin PCR nuk do mund të hyjnë në Kosovë, por edhe nëse hyjnë duhet të vetizolohen 7-14 ditë sipas nevojës dhe vlerësimit të situatës epidemiologjike”, tha ai.
Zemaj ka folur edhe për hapjen e kufirit me Maqedoninë e Veriut, duke thënë se “në mbledhjen e qeverisë së tyre nesër, do largohet kushtëzimi i testit PCR”.
Në një konferencë për media, ai tha se situata me pandeminë është stabile, por shton se lirimi i masave nuk duhet të kalojë në anashkalim të masave në fuqi.
-
MSH-ja publikon listën e shteteve me rrezik të lartë nga COVID-19
-
Kushdo që vjen nga jashtë në Kosovë për të votuar duhet të ketë testin PCR
-
Nga nesër, qytetarëve kosovarë u duhet testi PCR për hyrje në Kosovë, pa të vetizolim 7-ditor
-
Mërgimtarëve s’u kërkohet testi PCR në hyrje të Kosovës
-
Lehtësohen masat ndaj koronavirusit, kush hyn në Kosovë nuk i nënshtrohet vetizolimit