Personat me sindromën Down në qendrën e tyre në Prizren, kanë shprehur shkathtësitë në pikturë dhe gatim, ndërkohë që një numër i konsiderueshëm i vizitorëve kanë marrë pjesë në këtë aktivitet.
Sipas organizatorëve, qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë integrimi social, duke parë dhe vlerësuar angazhimin e personave me sindromën Down, shkruan sot Koha Ditore.
“Synimi i këtij aktiviteti është integrimi social, ashtu që të ndërgjegjësohen institucionet shtetërore dhe qytetarët. Down Syndrome Kosova vazhdon aktivitetet që bëjnë që të dëgjohet zëri i personave me sindromën Down dhe falënderojmë MAPL-in, që na ka mundësuar zhvillimin e këtij aktiviteti”, ka thënë menaxherja e Qendrës së DSK-së në Prizren, Mimoza Çeku-Rogova. Ajo ka përkujtuar se në muajin korrik, në DSK-ja qendra në Prizren është hapur bistroja “X21” si pjesë e programit për aftësim profesional, ku personat me sindromën Down trajnohen për tregun e punës.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Përmes fotografisë, Xhemail Sllovinja sjell të jetuarit me Down Syndrome në Kosovë
-
Prirja e vajzës me sindromën Down për pikturën
-
“Prizren Fest” kthen qytetin në skenë teatri si hapësirë reflektimi e dialogu
-
“Sy më sy” rrëfen me bebëzat e të dhunuarve në luftë
-
RrOK: Komuna e Prizrenit godet skenën e pavarur kulturore