Përfaqësues të OJQ “Handicap Kosova”, Dega në Ferizaj, kanë akuzuar institucionet komunale dhe Qendrën e Shëndetit Mendor për mostrajtim të personave me sëmundje mendore, të cilët vazhdimisht sillen rrugëve të qytetit. Ndërkohë që po shkaktojnë probleme, duke dëmtuar zyra të ndryshme nëpër institucione, inventar biznesesh dhe objekte të hapësirave publike.
Rasti i fundit ka ndodhur në zyrat e kësaj OJQ-je derisa një person i njohur nga të gjithë si “Bedri Rambo” ka shkaktuar dëme mjaft të mëdha në inventar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ylber Selmani, menaxher i OJQ “Handicap Kosova”, Dega në Ferizaj, ka kritikuar institucionet përkatëse të cilat janë të obliguara të merren me persona të tillë, të cilët nuk kanë familje dhe demolojnë investimet në hapësira publike dhe inventar nëpër zyra.
“Ky person i njohur si ‘Bedri Rambo’ një natë më parë ka hyrë në shtëpinë e bardhë në Ferizaj, ndërkohë në zyrat tona ka demoluar të gjithë inventarin, por nuk ka vjedhur asgjë. Për këtë rast e kemi njoftuar edhe policinë, mirëpo në shumicën e rasteve ata intervenojnë, por menjëherë e lirojnë këtë persona. Si OJQ, mund të përballemi edhe fizikisht me këtë person, i cili ka probleme psikike, por duhet të merren institucionet përkatëse për trajtimin e tij”, ka thënë Selmani... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Mungesa e kapaciteteve psikiatrike lë persona me çrregullime mendore në burgje
-
Aktakuzë ndaj ministrit Damka, dyshohet për dëmtim milionësh të buxhetit
-
Zyrat e paarritshme
-
Aktakuzë ndaj një personi për pesë vepra penale
-
55 fëmijë me aftësi të kufizuar në Ferizaj mbeten pa shërbimet terapeutike e sociale