Tensionet në veri dhe telashet me ligjin e pagave kanë qenë kryetemat që shoqëruan vitin 2022. Të dyja kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla.
Në disa raste shteti u gjend në betejë me barrikada, e në fund të vitit pasi u vu përballë dorëheqjeve të shumë serbëve në veri, Sveçla mori “rolin e kapitenit”.
Përderisa me tensionet u përball edhe vetë duke shkuar në shpesh raste në kohë të shpejt në zonat e veriut, në përballje me koeficientet e pagave u vonua. Ligji për paga, ndonëse u premtua për mars, ai u miratua tek në javën e parafundit të vitit. Këtë ditë u miratua edhe Ligjin për Zyrtarët Publikë, e ministri po akuzohet se me të tenton kapjen e administratës.
Sveçla ka luajtur edhe rolin e zëdhënësit të Policisë. Ka njoftuar në Facebook për aksione e për arrestime. Megjithatë, nuk ka reaguar kur qytetarët u përballën me mungesë dokumentesh identifikimi, e as për të caktuar drejtorin e ri të Policisë pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit. Ndërkaq, rasti i vrasjes së shtatzënës që ishte urdhër për mbrojtje, shpërfaqi ngecjet në sistemin e mbrojtjes së grave nga ana e Policisë.