Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Personalitetet e vitit 2022: Dritan Abazoviq – Xhokeri

Në fund të prillit, Ballkani u bë me tre kryeministra shqiptarë. E i treti qe Dritan Abazoviq, i cili u vu në krye të Qeverisë së Malit të Zi.

U konsiderua edhe si lider i së ardhmes për shtetin më të vogël të rajonit, por Abazoviqi më shumë ka kaluar ditë si kryeministër në detyrë, sesa me pushtet të plotë. U shkarkua pas vetëm 115 ditësh në krye të Qeverisë.

Ndonëse qe kryeministri i parë i Malit të Zi që i përkiste një komuniteti pakicë, ai u shkarkua, sepse i shërbeu si xhoker Kishës Ortodokse Serbe, duke nënshkruar marrëveshje që i jep kompetenca ligjore publike dhe i hap mundësinë futjes së arsimit fetar në shkolla. Me marrëveshjen me Kishën, shteti nuk mund të ndërmarrë masa sigurie në ndërtesat e kultit ortodoks serb e po ashtu shteti mori përsipër t’i regjistrojë pronat e paluajtshme të paregjistruara në pronësi të dioqezave të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Marrëveshja qe sebep që në publik të akuzohet për tradhti.

Kryeministri shqiptar vizitën e parë me këtë post e bëri në Serbi për “të nisur kapitullin e ri në raportet ndërshtetërore”.

Artikuj të ngjashëm