Viti 2021 ia mundësoi të ulej sërish në karrigen ku për fare pak kohë kishte qëndruar në vitin paraprak – atë të kryeparlamentarit. E, për më shumë se gjithçka tjetër, Glauk Konjufca u shqua për humor gjatë kohës sa drejtoi seancat.
Kësisoj, pushtet e opozitë të polarizuar, shpesh i bashkoi në të qeshura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkë qeshën kur deputeti opozitar, Bekim Haxhiu, fliste për shtrenjtim të energjisë elektrike duke treguar plot pezëm shembullin e tij se në nëntor i kishte ardhur fatura për 42 për qind më e shtrenjtë se ajo e muajit të njëjtë të vitit paraprak. Konjufca i ndërhyn: “Çka ke lonë lshut Kamish?”.
Qeshën edhe në hapje të njërës prej seancave. Meqë kryeparlamentari i nis mbledhjet duke i përshëndetur të pranishmit, e kryeministri dhe ministrat mungonin në sallë, Konjufca tha në buzagaz: “Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar që pritet të vini në çdo moment...”.
Batuta lëshoi thuajse në secilën seancë, e më të mëdhatë lidhen me një prej sfidave më të mëdha që pati – sigurimin e shumicës së deputetëve në sallë, pa të cilën nuk mund të merren vendimet.
Në një seancë ku flitej për arsimin, në prag të një procesi votimi valë deputetësh u futën në sallë, meqë deri atëherë ndodheshin në bufe. Derisa po hynin, Konjufca ndezi mikrofonin: “Paska qenë një seancë tjetër në bufe, qysh po e shoh. Na tu mëndu që ne jemi tu e mbajt seancën”.
Shakatë nuk i ndali as në studio televizive. Tek fliste në KTV për mungesën e deputetëve në seancë, një “sherr” e bëri një nga kameramanët. Dhe, kjo s’i shpëtoi Konjufcës: “Domethënë situata është aq serioze sa edhe po rrëzohen senet këtu në studio”.