Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përshkëllihet monumenti i Azem Hajdarit në Tiranë

Mund të konsiderohet skandaloze ajo që ka ndodhur te monumenti i Azem Hajdarit në Tiranë.

Në një foto të publikuar nga gazeta “Panorama” në faqen e saj online shihet që dikush ka shkruar mbi këtë monument fjalët “Rroftë shoku Enver”.

Ky monument është ngritur në vendin ku Hajdari u ekzekutua në vitin 1998.

Nuk dihen ende autorët e kësaj ngjarje, por kjo parullë është shkruar jo pa qëllim në monumentin e një prej njerëzve që ka një kontribut të veçantë në ndryshimet demokratike në Shqipëri.

Image
Artikuj të ngjashëm