Zëvendëskryeministri, njëherësh Ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, nuk e ka pasur të lehtë ballafaqimin me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, e në veçanti me Dukagjin Goranin e PSD-së.
Gorani ka qenë i interesuar në hapat që kanë ndërmarrë Kosova për aplikimin në Këshillin e Evropës, duke kërkuar arsyet se pse nuk është bërë një gjë e tillë. Mes tjerash, Pacolli tha se ka qenë rekomandim i shteteve të QUINT-it, që të mos aplikohet në këtë periudhë.
Përplasje verbale kanë pasur edhe anëtarja nga radhët e PDK-së, Evgjeni Dragusha Thaçi me kryetaren e Komisionit, Vjosa Osmani. Përndryshe në Komision, Pacolli ka folur edhe për njohjet dhe lobimin që po bëhet, ndërsa është zotuar se do ta përfundojw mandatin e tij, duke e sjellë në përputhje me ligjin kuotën e emërtimit të ambasadorëve, që është 50 % nga politika e 50 % diplomatë karriere.