Partnerët e koalicionit kanë nisur luftën për dominim përmes diplomatëve. Aty është përfshirë edhe presidenti Hashim Thaçi, duke nxjerrë dekrete për tërheqje të diplomatëve në kundërshtim me përcaktimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
MPJ tashmë u ka dërguar vendimet për kthim në Prishtinë rreth 30 diplomatëve dhe këtë duhet ta bëjnë deri më 31 gusht, shkruan sot “Koha Ditore”. Por burime të gazetës brenda këtyre zhvillimeve kanë thënë se procesi është përcjellë me probleme dhe se shumë prej diplomatëve nuk janë kthyer ende.
Gazeta ka arritur t’i sigurojë disa prej dekreteve, përmes së cilave presidenti ka urdhëruar lirimin nga detyra, atyre që u ka skaduar mandati dhe të tjerë ku kërkohet t’u ndërpritet funksioni.
Njëri prej tyre është Lirim Grajçevci, shef i misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Rama për situatën në LDK: Lojë e vështirë, ka shumë lojtarë
-
Shala: Thaçi u ofroi dorëheqjen ndërkombëtarëve pas publikimit të raportit të Dick Martyt
-
A e këshillon Thaçi PDK-në për bashkëpunim me VV-në?
-
Opozita dhe Qeveria intensifikojnë veprimet, sinjale për parafushatë
-
PDK-ja e LDK-ja nisin “mobilizimin”