Sot në Kuvendin e Serbisë është zhvilluar një debat i rreptë rreth formimit ose jo të Ministrisë për Kosovën të cilën deputetë serbë vazhdojnë ta quajnë Kosovë e Metohi, transmeton Koha.net.
“Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe nuk ka nevojë të krijohet Ministria për KM (Kosovë – Metohia)”, ka deklaruar shefi i grupit të deputetëve të Partisë Përparimtare të Serbisë (SNS) Aleksandar Martinoviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas kësaj logjike, Serbia duhet të ketë ministri për Vojvodinën, Beogradin Pomoravlen… Neve nuk na bie ndër mend për këtë. Çdo ministri dhe çdo ministër i Serbisë është i autorizuara për Kosovën në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, me ligjet e Serbisë dhe me Rezolutën e KS të KB-së të 1244”, citon b92 të ketë thënë Martinoviq i cili ka shtuar se Serbia edhe ashtu është shumë e pranishme në Kosovë.
Formimin e kësaj ministrie e kishin propozuar deputetë e nga “Dveri”.
Serbia në vitin 2007 kishte themeluar Ministrinë për Kosovën. Ministër i saj ka qenë Goran Bogdanoviq, zyrtar DS –së nga Kosova.
Ministria për Kosovën u suspendua më vonë dhe në vend të saj, në vitin 2012, u formua e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Në Kuvendin e Serbisë sot janë dëgjuar edhe akuza të rënda se kush e ka tradhtuar për Kosovën.