Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka pranuar se 4 pozita të larta në këtë dikaster po mbahen kundërligjshëm me ushtrues detyre.
Por për këtë fajin ia ka hedhur sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie, i cili, sipas kabinetit të ministres Arbena Reshitaj, është përgjegjës për neglizhencën në zbatimin e dispozitave ligjore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Dy drejtori dhe dy divizione të kësaj ministrie për vite me radhë po vazhdojnë të udhëhiqen përmes ushtruesve të detyrës, edhe pse legjislacioni në fuqi e kufizon atë në vetëm 3 muaj maksimalisht.
Me ushtrues detyre nga tetori i vitit 2014 është Departamenti ligjor. Për më shumë se tre vjet në këtë mënyrë menaxhohet edhe Divizioni i prokurimit, kurse për afro një vit pa udhëheqës permanent janë Sektori për Monumentin e Natyrës, me rëndësi të veçantë "Shpella e Gadimes”, si dhe Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
MMPH-ja mban jashtëligjshëm katër pozita udhëheqëse me ushtrues detyre
-
Katër drejtori e divizione jashtëligjshëm menaxhohen nga ushtrues detyre
-
Katër drejtori e divizione jashtëligjshëm menaxhohen nga ushtrues detyre
-
Udhëheqja e jashtëligjshme e një divizioni në MMPH shkak i dështimit të konkurseve
-
Kontestohen konkurset në Ministrinë e Punës dhe në atë të Mjedisit