Propozim-planet rregulluese të hollësishme për lagjen “Mati 1” dhe “Kalabria”, kanë përpasur asamblistë të Vetëvendosjes dhe PSD-së, në mbledhjen e dytë të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Këshilltarët komunalë, dikur pjesë e një partie, kanë ofenduar njëri-tjetrin, raporton KTV.
Vala Peshku e PSD-së i ka thënë “kastravec” Egzon Azemit të LVV-së.
“Cila është arsyeja që i keni zgjedhur këto forma, pikërisht sepse e dini që s’do të përfundojnë në shtator. Keni dështuar katër muaj për tenderin”, ka thënë Azemi.
“Me rëndësi është ka punohet dhe opozita është e lumtur me atë që panë sot, edhe pse s’po shihen të lumtur sepse kanë menduar që nuk do të prezantohet asgjë, por ne punojmë”, ka thënë Peshku.
Edhe
Dështon nisma e Ramës për ta çuar përpara procesin e miratimit të Planit Zhvillimor Komunal
Ekzekutivi thotë se këto plane rregulluese mundësojnë që shpronësimet t’i bëjnë në formë më të përshtatshme, me koeficient e jo me para.
Në seancën e së enjtes, këshilltarët komunalë kanë kritikuar kryetarin Shpend Ahmeti për mos-shpenzimin e 25 milionë eurove nga buxheti i 2018-s dhe bartjen e tyre në këtë vit.
-
Prishtina miraton buxhetin me ndihmën e tre asamblistëve të LVV-së e të PDK-së
-
Opozita në Prishtinë s’e voton planin zhvillimor, e quan të kundërligjshëm
-
Sveçla: LDK-ja ka joshur asamblistët në Prishtinë për të votuar pro Planit Zhvillimor
-
VV-ja kundër Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës: Në shërbim të grupeve të caktuara