Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përplasen Pantina e Limani për transparencën e RTK-së

Deputetja Shqipe Pantina në Rubikon të KTV-së akuzoi bordin e menaxhmentin e RTK-së për jo transparancë në vendimet për punësim, paga dhe blerje të produkteve.

Sipas Pantinës, të gjithë këto nuk janë publike.

“Kuvendi nuk e dinë mbi çfarë vendimi, mbi çfarë analize, mbi çfarë rregulle vendosen punësimet, vendosen pagat, vendoset çmimi i produkteve që ju i blini”, ka thënë Pantina.

Pantina tutje potencoi edhe mungesën e auditimit.

“Auditori cka bën, e bjen veç faqen e parë dhe ne nuk e shohim raportin tjetër”, ka thënë ajo.

E zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mufail Limani i tha se të gjithë këto bëhen sipas standardeve ligjore dhe janë transparente.

Akuzat ndaj RTK-së, Limani i vlerëson si fjalime politike.

“Ti nuk je përgjegjëse, ti nuk je drejtore e përgjithshme e RTK-së, nuk je kryetare e bordit të RTK-së, ju jeni deputetë dhe jeni absolutisht jashtë mandatit ligjorë që e ka deputeti i Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Limani duke iu drejtuar deputetes Pantina.

Artikuj të ngjashëm