Komiteti i Emergjencave Civile njoftoi se sipërfaqja e përmbytur po reduktohet. Vetëm 2 mijë e 600 hektarë tokë mbeten nën ujë, nga të cilat 2 mijë e 500 hektarë në Fier dhe 100 hektarë në Lushnjë.
Komiteti paralajmëron se mbetet ende prezent rreziku nga rrëshqitja e dherave dhe gurëve në akset rrugore, ndaj u bëhet thirrje shoferëve të lëvizin me kujdes, raporton TCH.
Ekspertët vazhdojnë të vlerësojnë dëmet në urat e dëmtuara dhe ka nisur riparimi i disa prej tyre. Në të njëjtën kohë po përforcohen argjinaturat, ndërsa vazhdon puna për të përmirësuar cilësinë e ujit në ujë-sjellësit e prekur nga përmbytja.
Në shtatë shkolla ende nuk ka nisur mësimi. Kosova, Bullgaria dhe disa agjenci të OKB-së, kanë dërguar në Shqipëri ndihma humanitare.
-
Shqipëria vazhdon të përballet me problemet e vërshimeve
-
Çipa për vërshimet në Shqipëri: Është ende situatë alarmante
-
Vazhdon të mbetet kritike situata me përmbytje në Shqipëri
-
Mbi 1.700 hektarë tokë e përmbytur në Shqipëri, një rrugë e bllokuar nga ortekët
-
Shqipëria nën ujë, mijëra hektarë tokë bujqësore të përmbytura