Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përmbledhje e parafushatës së Haradinajt, Veselit e Limajt gjatë ditës së sotme

Ramush Haradinaj, i nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, mëngjesin e së hënës e kaloi në Fakultetin e Mjekësisë.

Tha se janë të përkushtuar në atë që e kanë deklaruar tash e sa kohë, “shërimin e shëndetësisë”, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas kësaj, Haradinaj ka pritur në takim përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve dhe të bizneseve, me të cilët tha se ka biseduar për kërkesat e punëtorëve.

Bartësi i listës së këtij koalicioni, Kadri Veseli, ka zhvilluar bashkëbisedim me qytetarët e Podujevës. Ai ka thënë se Llapi është vend që i ka dhënë shumë lirisë së Kosovës.

Ndërsa, kryetari i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë një tubimi me të rinj në Prishtinë, ka shpalosur projektin e vetëpunësimit, i cili, sipas tij, do t’ua mundësojë të rinjve t’i zhvillojnë idetë e tyre dhe të pavarësohen ekonomikisht.

Limaj i ka porositur të rinjtë që të mos zhgënjehen pasi që, sipas tij, projekti i vetëpunësimit është dedikuar për t’i fuqizuar ata.