Arbëri

Përkundër rreziqeve, dhjetëra kosovarë Vitin e Ri e Ri e presin në Egjipt

Më shumë se 300 njerëz janë vrarë nga një sulm terrorist që ka ndodhur javën e kaluar në provincën Sinai të Egjiptit, e që cilësohet si rajoni më i rrezikshëm në vend., raporton KTV

Sipas dëshmitarëve, cak i sulmit ishte xhamia Al-Rawda në qytetin Bir al-Abed, derisa po bëheshin lutjet e së premtes.

Edhe Kajro nuk mbetet hiq më mirë në aspektin e sigurisë. Atje ka pasur trazira të shumta ndëretnike ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve.

Me gjithë këto rreziqe, Kajron do të kenë mundësi ta vizitojnë rreth 40 persona nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur ofertën e një Agjencie Turistike për të kaluar natën e Vitit të Ri. Menaxheri i agjencisë “Veneta Travel” thotë se ofertën e kanë mirëpritur qytetarët dhe menjëherë janë rezervuar biletat.

Sipas tij, kanë qenë mjaft korrekt me të gjithë, dhe i kanë paralajmëruar se rreziku ekziston ndërsa zgjedhja mbetet e tyre.

40 persona tashmë kanë paguar 595 euro për këtë udhëtim, por që kësaj vlere i shtohet edhe TVSH-ja prej 100 eurosh, si dhe pagesa për vizat prej 35 eurosh.

Beqiri ka bërë të ditur se janë bërë kërkesat për viza dhe pritet që deri më 20 dhjetor të marrin një konfirmim, meqë me datën 28 dhjetor është planifikuar nisja.

Pas sulmit të javës së kaluar në provincën Sinai, qeveri të ndryshme kanë paralajmëruar shtetasit e tyre që të mos udhëtojnë nëpër vendet nuk ka siguri.