Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përkundër kundërshtimeve, fishekzjarrët nuk ndalen në Prishtinë

Përkundër shumë kundërshtimeve, fishekzjarrët nuk janë ndalur në koncertin e një banke komerciale në Prishtinë të shtunën në mbrëmje.

Gjithçka nisi rreth orës 22:00 në hapësirën e Bibliotekës Kombëtare në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Ditë para koncertit, ambientalistët kishin dalë kundër ndezjes së fishekzjarrëve duke kërkuar sqarime nga institucionet, që pavarësisht ajrit të ndotur, po japin leje për hedhjen e mjeteve piroteknike.

Komuna e Prishtinës ka thënë se nuk i takon asaj të vendosë për mjetet piroteknike dhe organizatorin e kishte drejtuar te Ministria e Punëve të Brendshme. E kjo ministri duket se nuk ka komunikim fare me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që ka dalë haptas duke thënë se është kundër mjeteve piroteknike.

Viteve të fundit, Prishtina është një nga qytetet me ajrin më të ndotur në botë.