Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përkujtohet komandant Plaku, njeriu që “tërë jetën ia kushtoi atdheut”

Bashkëluftëtarë dhe familjarë kanë bërë homazhe sot te varri i gjeneral Xheladin Gashit, i njohur edhe si komandant Plaku.

Aty u vlerësua lart figura dhe veprimtaria e gjeneral Plakut, i cili një jetë të tërë ia kushtoi atdheut, pasi veprimtarinë atdhetare e zhvilloi edhe para themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Plaku ishte njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që nga themelimi i UÇK-së.

Komandant Plaku ka vdekur në vitin 2005 ku në atë kohë ka qenë në krye të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”.

Me emrin e tij është emëruar Shkolla Fillore në Komoran, ku Plaku ishte nxënës dhe po ashtu për shumë vite ka punuar si mësimdhënës, ndërsa Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e ka dekoruar me medaljen “Heroi i Kombit”.