Janë falas, andaj janë me shumicë gjithandej.
Qeset e najlonit, konsiderohen si ndotësit më të mëdhenj të ambientit ngase nuk riciklohen dhe nuk degradohen në tokë, raporton KTV.
Ideja që qeset të bëhen me pagesë, përveç qeverisë ka marrë edhe mbështetjen e shoqërisë civile.
Kaltrina Fejzullahu nga organizata PEN, thotë se një çmim sado simbolik është shumë domethënës.
Edhe qytetarët po e përkrahin një gjë të tillë, të cilët thonë se ndikon në mbrojtjen mjedisit.
Iniciativën për pagesën e qeseve, e ka bërë të ditur ditë më parë kryeqiministri Haradinaj, i cili tha se Qeveria do të jetë partnere e sektorit privat, përballë legjislacionit në fuqi.
Artikuj të ngjashëm
-
Përkrahet iniciativa që të vendoset një çmim minimal për qeset e najlonit
-
Nga nesër nis inspektimi në biznese për qeset, paralajmërohen gjoba
-
Vendimi për pagesë të qeseve plastike nuk po zbatohet nga bizneset
-
Nga janari i vitit të ardhshëm, qeset e plastikës me pagesë
-
Qese plastike me pagesë edhe për japonezët