Përfitues të vetëm nga iniciativa e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për pajtimin ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, po konsiderohet se janë vetëm ai personalisht dhe Serbia.
Kryetari i shoqatës së familjarëve të të zhdukurve “Përkorë”, Latif Mehmeti, ka kërkuar që para kësaj të zbardhet fati i të pagjeturve, që ende figurojnë në listat e të zhdukurve. Ai nëpërmjet një reagimi ka thënë se të pagjeturit janë kryefjala e së vërtetës dhe pajtimit, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, brenda natës, nisi një iniciativë të pajtimit dhe të së vërtetës, pa konsultuar dhe marrë bekimin e kategorisë më të lënduar të shoqërisë sonë nga lufta e fundit, familjarët e njerëzve të zhdukur. Edhe pse për opinion asnjëherë nuk u tha se çka në fakt nënkupton e vërteta para pajtimit, këtë të vërtetë më së miri i dinë ata që vazhdojnë të jetojnë në ankth e shpresë prej 18 vjetësh nga përfundimi i luftës”, ka thënë Latif Mehmeti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Familjarët: Pajtimi kërkon të vërtetën
-
“Përkorë”: Zhgënjyese vonesa e zgjidhjes së çështjes së të pagjeturve
-
Presidenca po shqyrton mundësinë për formimin e komisionit të nisur nga Thaçi
-
Kërkohet presion ndaj Serbisë për të pagjeturit, liderët me numra të ndryshëm
-
Familjarët kërkojnë seriozitet nga shteti për të gjetur të zhdukurit