Për shkak të dyshimeve për varrezë masive, sot në parkingun e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, kanë filluar të bëhet përgatitja e terrenit, ndërsa, nesër do të bëhen gërmime.
Se sot nuk do të ketë gërmime për KosovaPress e ka konfirmuar Kushtrim Gara, nga komisioni qeveritar për persona të pagjetur, i cili ka thënë se sot po bëhet vetëm përgatitja e terrenit, ndërsa, nesër qysh nga ora 9:00, do të fillojnë gërmimet.
Kujtojmë se në kampusin e Universitetit të Prishtinës edhe më herët janë bërë gërmime në tri lokacione të ndryshme, por që nuk ishte gjetur asgjë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vazhdojnë gërmimet për varrezë të dyshuar masive në Prishtinë
-
Nga gërmimet në Prishtinë, as në ditën e dytë nuk u gjet ndonjë mbetjeje mortore
-
Vazhdojnë gërmimet për varrezë të dyshuar masive në Prishtinë
-
Asnjë rezultat në ditën e parë të kërkimeve për eshtra në kampusin e UP-së
-
Nisin gërmimet në kampusin e UP-së, pas dyshimeve për varrezë masive