Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përgatiten terminalet në Rrugën e Kombit për pagesën e taksave

Për më shumë se një orë, paraditen e së hënës “Rruga e Kombit” mbeti e bllokuar në korsinë që lëviz nga Kukësi drejt Tunelit të Kalimashit.

Radhët e automjeteve shkuan në më shumë se dy kilometra. Shkak u bënë punimet që po kryen nga koncorsiumi “Salillari-Kastrati”, që ka marrë me koncesion “Rrugën e Kombit”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Punimet po kryhen rreth 3 km në hyrje të tunelit të Kalimashit për ndërtimin e terminalit ku do të kryhet pagesa e taksës së Rrugës së Kombit, një terminal me gjerësi rreth 80 metra me gjashtë sportele, bën të ditur abcnews.

Materialet dhe inertet e kodrinës që po rrafshon kompania ranë në Rrugën e Kombit pas shpërthimit të kontrolluar me lëndë plasëse.

Masat për kufizimin e lëvizjes në atë zone ishin marrë më herët nga autoritetet lokale, por rënia e inerteve kufizoi lëvizjen për më shumë se një orë duke shkaktuar radhë të gjatë dhe pakënaqësi tek përdoruesit e këtij aksi rrugor.