Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të premten në mbrëmje është përmbyllur procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë dhe verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në nivel vendi kanë qenë 2533 vendvotime të rregullta.
KQZ-ja ka thënë po ashtu se me qëllim të rritjes së transparencës ka nisur edhe me publikimin e formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë. Këta formularë janë plotësuar në Qendra Komunale të Numërimit gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e vendvotimeve. Publikimi i formularëve nga QKN-të sipas komunave është proces i vazhdueshëm. Pas përfundimit të numërimit, formularët e plotësuar skanohen dhe të njëjtit publikohen gradualisht në ueb faqen e KQZ-së.
Edhe pse nëpër qendra komunale të numërimit ka përfunduar procesi i numërimit, në uebfaqen e KQZ-së rezultatet nuk janë procesuar 100 për qind. Aktualisht qëndrojnë të procesuara 96.05 për qind të vendvotimeve. Lëvizja Vetëvendosje prin me 40.90 për qind, e pasuar nga Partia Demokratike me 22.29 për qind, Lidhja Demokratike 17.42 dhe koalicioni AAK-Nisma 7.42.
Pa u numëruar janë edhe rreth 90 mijë vota të tjera që përbëhen nga vota të diasporës, ato me kusht dhe nga personat me aftësi të kufizuara.
Edhe
Numërohen mbi 92% e votave për kandidatët për deputetë
-
Ende edhe 7 vendvotime të paprocesuara, asnjë ndryshim në faqen e KQZ-së nga 12 shkurti
-
Mbi 99% të vendvotimeve të procesuara, sot nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
-
Përfundon numërimi nëpër qendrat komunale, ky është rezultati
-
Numërimi i votave po vazhdon në tri komunat e fundit të mbetura