Marshi i organizuar në qytetin e Mitrovicës me moton “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”, është deklaruar i përfunduar nga organizatorët.
Gëzim Abrashi, në emër të këshillit organizativ të Marshit, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili iu bashkëngjit këtij Marshi, tha se Ermali ka qenë djalë i devotshëm nga një familje e urtë.
Bahtiri ka thënë se ka dashur ta ndihmojë atë e ta dërgojë për shërim jashtë vendit, por, siç tha ai, “kur shkova në spital ai vetëm se kishte vdekur”, raporton KTV.
“Është krenari sot qe kjo dhunë po dënohet prej të gjithë juve marshues. U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që o sot o kurrë t’i ndalojmë këto raste dhe njerëzit kriminelë të sillen para gjyqit dhe të dënohen me dënimin më të madh”, ka theksuar Bahtiri.
Ndërkaq, organizatorët e shpallën Marshin të përfunduar pas ecjes së nisur nga sheshi “Mehë Ukaj”, ku më pas kaluan kah sheshi “Adem Jashari”, Xhamia tek tregu, tek Komuna e Mitrovicës dhe u kthyen në sheshin “Mehë Uka”.
Kujtojmë se Marshi është organizuar dy ditë pas vrasjes së 24 vjeçarit Ermal Kamberaj.
Përfundon Marshi në Mitrovicë, kërkohet sjellja... by kohanet