Qyteti i Bujanocit i ka përfunduar dekorimet e sheshit dhe rrugëve, për festat e fundvitit.
Stolisjet janë bërë nga investimi i komunës së Bujanocit dhe nga donacionet e siguruara nga komuna e Prishtinës, përkatësisht nga kryetari i saj Shpend Ahmeti, raporton KTV.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook nga faqja zyrtare e komunës së Bujanocit.
Ndryshe, Prishtina ka ngecur në përfundimin e dekorimit të rrugëve dhe shesheve, në afat të caktuar.
KTV-ja ka raportuar se stolisja e kryeqytetit pritet të përfundojë sot.
Brenda dy ditësh, në Prishtinë do të përfundojë dekorimi që u vonua
Artikuj të ngjashëm