Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përfshirje e ulët e të rinjve me aftësi të kufizuara në arsimin e lartë

Problemet financiare, infrastruktura përcjellëse, qasja e vështirë në universitete, janë ndër pengesat kryesore që po i pengojnë të rinjtë me aftësi të kufizuara që të vazhdojnë studimet e larta.

Gjetjet janë evidentuar përmes raportit “Qasja dhe përfshirja e të rinjve me aftësi të kufizuara në arsimin e lartë në Kosovë”, i nxjerrë së fundi nga shoqata “Handikos”, përkrahur nga Bashkimi Evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Nga 100 të rinj të përfshirë në anketë vetëm 20 kanë thënë se ndjekin studimet e larta, kurse 80 të tjerët jo.

Rezultatet tregojnë se pengesa kryesore për të mos vazhduar shkollimin e lartë është mungesa e mjeteve financiare me (38.5%), e shoqëruar nga mungesa e motivit personal (21.3%). Problem tjetër, sipas raportit, është transporti adekuat 9.0%, infrastruktura përcjellëse 7.4%, përkrahja e familjes 5.7%. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.