Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë (USAFE), sonte në Sheshin “Nëna Terezë”, ka interpretuar me rastin e festimeve të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Kemi nderin që na është dhënë mundësia për të interpretuar në këtë ngjarje të veçantë”, ka thënë nënkoloneli Don Schofield, komandant i Ansamblit USAFE, i cili ka shoqëruar muzikantët.
“Interpretimet si ky krijojnë mundësi për ndërtimin e marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Kosovës, duke forcuar mirëkuptimin dhe vlerësimin kulturor të ndërsjellë përmes angazhimeve popull-me-popull, partneriteteve, dhe miqësive”, shtoi ai.
Ambasada amerikane ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Kosovë, ansambli poashtu do të vizitojë trupat e SHBA-ve dhe të koalicionit në kuadër të Forcës së Kosovës, i njohur si KFOR, që është një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO, e që gjendet në Kosovë që nga viti 1999.
-
Për 10 vjetorin e Pavarësisë, në Kosovë vjen Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-së për Evropë
-
Ansambli i Armatës së SHBA-ve sonte nis turneun e koncerteve nëpër Kosovë
-
KFOR-i uron 28 Nëntorin: Gëzuar ditën kombëtare të aleatëve tanë shqiptarë
-
Ushtarë të KFOR-it kryejnë misione ajrore mbi veriun e Kosovës
-
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë