Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës janë pritur sot në një takim nga ministri i Inovacionit dhe Ndermarrësisë Besim Beqaj, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
OAK e kryesuar nga kryetari i Bordit Skënder Krasniqi në takim me Beqajn kanë diskutuar për disa çështje shumë të rëndësishme, ndër të cilat ishin: mbështetja e ideve të reja inovative dhe teknologjisë informative me qëllim të rritjes ekonomike dhe zhvillimit të vendit, rritja e punësimit të të rinjve, zhvillimi i ndërmarrësisë përmes programeve të trajnimit/ konsulencës në përputhje me kërkesat dhe profilet e tregut të punës, krijimi i mekanizmave institucional koordinues në mes të shkencës, sektorit privat dhe politikë-bërjes.
Ministri Beqaj premtoi se do të bashkëpunojnë ngushtë për të krijuar një klimë më të mirë të të bërit biznes në vend.
-
Shahini viziton Asociacionin Nacional për Autizëm
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën
-
Kurti kongresistëve amerikanë: Kosova synon thellimin e partneritetit me SHBA-në dhe NATO-n
-
Subjektet e vogla kërkojnë strehë te partitë e mëdha