Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Perez: Kurti ka zbutur qëndrimin në raport me dialogun

Alejandro Esteso Perez, njohës i raporteve të Spanjës me vendet e Ballkanit, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbutur pozicionet e tij në raport me dialogun me Serbinë, në dy vjet qeverisje.

Në “Interaktiv” të KTV-së, Perez të premten ka thënë se nuk ka pritur që Kurti të ishte i hapur për të diskutuar për statusin e serbëve të Kosovës.

Edhe pse ka shprehur skepticizëm për Marrëveshjen e Ohrit, Perez ka thënë se ulja në tavolinë është shenjë e mirë. Sipas tij, përfshirja e çështjes së Asociacionit në këtë marrëveshje tregon përkushtimin e Kosovës. Megjithatë, ai ka thënë se formulimi për Asociacionin dhe vetëmenaxhimin e serbëve është i paqëndrueshëm. Ai ka thënë se në tekst nuk flitet për formim të konsoliduar të Asociacionit por për mundësim të modelit apo ideve në mënyrë që t’u ofrohet status i caktuar serbëve në Kosovë.

“Fakti që Miroslav Lajcak ka ardhur me disa plane, apo disa opsione, e modele është një gjë e mirë që ketë e ka diskutuar me Qeverinë e Kosovës. Dhe kjo më shpie në disa ide interesante se përgjatë këtyre dy viteve që prej se Albin Kurti është duke e udhëhequr qeverinë, ne kemi parë një zbutje të pozicioneve të tij në raport me dialogun. Nuk mendoj se edhe vet e kam pritur për shembull 5 apo 6 vjet më parë që një qeveri e udhëhequr nga Albin Kurti do të ishte e hapur të diskutonte statusin e Serbëve të Kosovës në këtë nivel. Kjo është shenjë që mbase dikush do të thoshte se diplomacia ka funksionuar”, ka thënë Perez.

Perez ka shprehur skepticizëm në Marrëveshjen e Ohrit, sepse sipas tij, mungojnë sqarime se si do të ndodhin gjërat. Teksa e ka cilësuar të komplikuar këtë marrëveshje, Perez ka pasur rezerva për zbatimin e marrëveshjes duke u bazuar në të kaluarën jo të largët të dialogut dhe moszbatimin e marrëveshjeve. Te kjo ka përmendur pikërisht Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Edhe Sorenseni ankohet për efektin e krizës politike në dialog e Kurti për mosmirënjohje nga ana e BE-së LAJMET E MBRËMJES Sorenseni ankohet për efektin e krizës politike në dialog e Kurti për mosmirënjohje nga ana e BE-së

Perez skeptik për “njohjen de-facto” të Kosovës nga Serbia

Alejandro Esteso Perez, njohës i raporteve të Spanjës me vendet e Ballkanit, është shprehur skeptik se Marrëveshja e Ohrit nënkupton “njohje de facto” të Kosovës nga Serbia, siç ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Kosova dhe Serbia u dakorduan më 27 shkurt në Bruksel për përmbajtjen e propozimit evropian për normalizim raportesh. Më 18 mars, ato u dakorduan për aneksin e zbatimit të këtij propozimi. Marrëveshjen Kurti e ka cilësuar si njohje de facto nga Serbia.

Perez ka thënë se “njohja de facto” është përmendur edhe në të kaluarën. Ai ka thënë se sikur Kosova edhe Serbia po mundohen ta paraqesin si fitore për vete këtë marrëveshje.

“Për shembull, në Kosovë e kam vërejtur se Qeveria dhe Kurti veçanërisht, e ka përshkruar këtë si një njohje de facto të Kosovës nga Serbia, ani pse marrëveshja nuk është nënshkruar. Rezerva ime qëndron këtu dhe për këtë jam skeptik sepse të thuash se Serbia e ka njohur de facto Kosovën është thënë edhe në të kaluarën... Një gjë e tillë është thënë edhe në shumë raste nga Qeveritë e Kosovës në të kaluarën. Më kujtohen rastet kur janë njohur letërnjoftime e Kosovës, gjëra të njëjta janë thënë... Kështu që ky është një diskurs që synon vetëm të marrë mbështetje këtu në shtëpi. Është një gjë e qartë pra, është një lloj vetësigurimi për qytetarët se Qeveria e Kosovës ka vepruar në të mirë të të gjithëve dhe se kjo mënyrë edhe funksionon kur i flitet publikut të brendshëm”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kurti arsyeton “njohjen de facto” me tekstin që përmban respektimin e integritetit e simboleve. Megjithatë, sipas tij, Serbia nuk do të ndalojë qasjen ndaj Kosovës dhe se s’ka siguri që Marrëveshja e Ohrit kontribuon në marrëdhënie fqinjësore.

Ai ka thënë se Serbisë i intereson që ta zvarrisë procesin e dialogut. Sipas tij, në këtë aspekt Serbia ka përparësi pasi njihet ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova ka shumë më shumë për të humbur. Ai ka shprehur dyshime se Serbia do të ndalet së sulmuari përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Nuk besoj në mirëbesimin e Serbisë në këtë pikë”, ka thënë ai.

Edhe Kurti: S’besoj që SHBA-ja do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës Arbëri Kurti: S’besoj që SHBA-ja do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës

Ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ketë qasje më të guximshme dhe më të vrazhdë ndaj Serbisë. E ka cilësuar Serbinë si të mençur që po arrin të luajë në dy karrige, në mes të BE-së duke e shfrytëzuar për tregti, por edhe po ruan edhe raportet e kamotshme me Rusinë.

Sipas Perezit, Kosova është në rrugë të duhur për t’i forcuar institucionet e brendshme.