Flamuri kombëtar shqiptar në Maqedoni mund të përdoret zyrtarisht, por vetëm nëpër komunat ku mbi 50 për qind e banorëve i takojnë këtij komuniteti apo komuniteteve tjera.
Në ligjin e vitit 2011 nuk saktësohet nëse bëhet fjalë për flamur shqiptar, apo të një etniteti tjetër, por në nenet 2, 3, 4 dhe 5 të Ligjit për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për përdorimin e flamujve të bashkësive, thuhet se “pjesëtarët e bashkësisë që janë më tepër se 50 për qind e popullsisë në atë njësi të vetëqeverisjes lokale mund të përdorin simbolet të tyre kombëtare në pajtim me ligjin”.
Në bazë të këtij ligji, bashkësitë etnike mund ta përdorin flamurin e tyre, bashkë me atë shtetëror në objekte të karakterit lokal dhe publik. Në bazë të ligjit, pushteti lokal vendosë për datat ose ngjarjet kur do të përdoret flamuri i bashkësive etnike. Ligji gjithashtu obligon që flamujt e bashkësive etnike, të jenë për një të tretën më të vegjël se flamuri shtetëror. Flamuri pa pengesa mund të përdoret në manifestime private.
Artikullin e plotë lexojeni në Radio Evropa e Lirë
-
Gjykata në Serbi fton Mustafën pse përdori flamurin kombëtar
-
Ku është zyrtare shqipja sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni?
-
Flamuri kombëtar shqiptar mund të përdoret në gjashtë komuna të Malit të Zi
-
Sulme kundër identitetit të shqiptarëve në Mal të Zi dhe flamuri i dënuar
-
Mustafi: Do të vazhdojmë betejën politike për legalizimin e simboleve kombëtare në Luginë