Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në vazhdimësi ka krijuar një atmosferë të emergjencës në shoqërinë e Serbisë në 10 vjetët e fundit dhe një mesazh i tillë ishte edhe përcjellja e ndeshjes së futbollit me Brazilin, me ushtarë të Ushtrisë së Serbisë, ka thënë profesori i juridikut në Novi Sad, Bojan Pajtiq, për gazetën “Danas”, një nga mediumet e pakta të pakontrolluara nga pushteti në Serbi.
Të enjten Serbia zhvilloi ndeshjen e parë në Kupën e Botës “Katari 2022”. U mposht 2:0 nga Serbia. Në Instagram, Vuçiqi shpërndau fotografi duke shikuar ndeshjen me zyrtarë të uniformuar.
Sipas Pajtiqit, “Vuçiqi në vazhdimësi krijon situatë të emergjencës e se këtë e bën duke pretenduar se Serbia kërcënohet nga të gjitha anët, e se çdo 15 minuta dikush dëshiron ta vrasë, e se ka rrezik të lartë të luftës nukleare dhe se lufta në Kosovë është gati që të nisë”.
Në një kohë kur në opinion po thuhet se ka mundësi përshkallëzimi të situatës në Kosovë, “Danasi” ka ngritur pyetjen se çfarë ka dashur t’u përçojë si mesash qytetarëve të vet, presidenti i Serbisë me “performancë” të tillë.
Sipas Pajtiqit, “ulja me ushtrinë gjatë një ndeshjeje futbolli, në mes të tensioneve për targat në veri të Kosovës, është kontribut i vogël në këtë psikozë se jemi vazhdimisht në prag të konfliktit të armatosur”.
Krejt kjo bëhet për dy arsye: E para, në kohë krizash dhe nëse qytetarët i besojnë se është krizë e rreme, ata hezitojnë të votojnë për ndryshim dhe preferojnë status-quonë. Ajo që është edhe më e rëndësishme, ka të bëjë me atë se nëse mbizotëron psikoza e luftës, nuk flitet për vjedhje e shkatërrim të pafundmë të gjitha resurseve kombëtare, përfshirë këtu edhe tokën, ajrin dhe ujin”, ka thënë Pajtiq.
-
Vuçiqi thotë se të gjithë po përgatiten për luftë
-
Vuçiqi në ndeshjen Serbi – Shqipëri, tregon pse duhet të luhet në Leskovc
-
Vuçiqi komenton bllokadat në Beograd, përmend edhe Kosovën
- Vuçiqi po e humb mbështetjen në Serbi, por e ka mbështetjen e madhe ndërkombëtare
-
Vuçiq: Kurti po provokon, dëshiron të na kthejë kundër NATO-s para zgjedhjeve në SHBA