Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përballet kujtesa me harresën për eksodin

Foto: Alban Bujari / KD

U është ngacmuar kujtesa shqiptarëve të Kosovës që ishin viktimë e dëbimit masiv, që Serbia e kishte kryer 20 vjet më parë. Kujtesa është përballur me harresën.

Është bërë kjo, në një cikël intervistash të realizuara nga studentë të sociologjisë dhe ata të artit, pjesë të të cilave janë përmbledhur në punimin “Kujtesa përballë harresës – 20-vjetori i eksodit kosovar: 1999-2019”. Ato janë mentoruar nga mësimdhënësit Shemsi Krasniqi e Artan Krasniqi, shkruan sot Koha Ditore.

Punimi përmban rrëfime të qytetarëve kosovarë mbi përvojat dhe përjetimet e tyre gjatë dëbimit masiv në vitet 1998-99, duke filluar nga përshkrimi i situatës para dëbimit, udhëtimit në kolonë, jetës si refugjatë, vendimit për kthim dhe fillimit të jetës së re.

Të intervistuarit kanë treguar se, pas dy dekadash, a është Kosova ajo që e kishin paramenduar, dhe kanë pasur mundësi të japin edhe një porosi.

“Po, më kujtohen mirë dhe nganjëherë nuk dua t'i sjell ndërmend, sepse më ngjallin trishtim...! Dëgjonim për vrasje, masakrime, etj.. Ne i përjetonim rëndë, sepse një gjë e tillë mund të ndodhte edhe me ne!”, është citati i njërit prej të intervistuarve në Dragash, i cili ka përshkruar situatën para daljes nga shtëpia. “Nga gjërat që lashë në shtëpi, më së shumti më dhimbsej pragu i shtëpisë”, iu ka thënë një qytetar i Prishtinës studentëve, tek ka treguar momentin kur e ka braktisur shtëpinë.

Një gjakovar kështu ka folur për përjetimin në kolonë: “Pamjet e kolonës, me kilometra kanë zgjatë. Fytyrat e njerëzve jon kon krejt t’trishtun! Nuk e di që n’atë kolonë a i ka përngja dikush njeriut...”...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)