Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për “Zhvillimin e Alpeve dhe zonës Bregdetare” të Shqipërisë 28.7 milionë euro

Qyteti i Vlorës, një prej zonave më të bukura të bregdetit në jug të Shqipërisë, është përfshirë vitet e fundit në një seri investimesh që synojnë përmirësimin e infrastrukturës në funksion të zhvillimit të turizmit.

Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB) me një kredi prej 28.7 milionë euro do të mbështesë zbatimin e projektit për “Zhvillimin e Alpeve dhe zonës Bregdetare” në Shqipëri, ku nder të tjera përfshihet dhe një nga akset rrugor më të rëndësishëm Vlorë-Kaninë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka hapur garën për kompanitë e interesuara duke vënë theksin se projekti për këtë rrugë do të bashkë financohet nga qeveria shqiptare me 6 milionë euro.

Periudha për ndërtimin e saj do të jetë 6 muaj me synim përmirësimin e qarkullimit për banorët e këtyre zonave por edhe të vizitorëve që shkojnë për të parë kështjellën.