Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për shtatë muaj u punësuan 213 persona përmes programit të subvencionimit të pagës

Që nga janari deri në korrik janë punësuar 213 persona përmes programit “Subvencionimi i pagave” nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Prej tyre janë 85 femra dhe 128 meshkuj, shkruan sot Koha Ditore.

Ky program ka për qëllim praktikën dhe trajnimin e punëtorëve të rinj për tregun e punës.

Mbështetja përmes masave aktive të tregut të punës “Subvencionim i pagave” për një muaj është rreth 250 euro dhe në mesataren e muajve të angazhuar është 6 muaj.

Të dhënat e MPMS-së tregojnë se në total buxhetit të Kosovës ky program i kushton rreth 319.500 euro.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)