Bahri Shala, drejtor në Drejtorinë e Hetimit kundër Trafikimit me Narkotik në Policinë e Kosovës ka treguar se në vitin 2017 janë shkatërruar 17 grupe kriminale, janë kryer 691 operacione nga drejtoria antidrogë.
Gjithashtu ai ka treguar se janë konfiskuar 2 ton marihuanë, 390 gramë heroinë, 1 kilogram kokainë, 5896 bimë kanabisi, fara të kanabisit i kemi konfiskuar 132 gramë, ekstazi 141 gramë dhe droga tjera në sasi të vogla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShala ka folur edhe për sasinë e drogës prej rreth 1200 kilogramë, që u konfiskua nga shteti maqedonas e cila hyri nga Kosova.
“Dua të them se shteti maqedonas në këtë rast nuk na kanë njoftuar për qëllime hetimore për konfiskimin e 1200 kilogramëve të drogës e cila ishte e paketuar në letra të presuara. Ne kemi identifikuar personat të cilët janë involvuar në Kosovë në këtë rast dhe kemi bastisur lokacione të ndryshme në Kosovë pas këtij rasti, mirëpo kjo drogë ishte tranzit për Kosovë, Maqedoni dhe akoma nuk kemi arritur të identifikojmë se ku është bërë ngarkesa”, ka thënë Shala.