Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për shkak të kuotës gjinore, ndryshon lista e kandidatëve për deputetë të LDK-së

Kandidatja për deputete, Alma Lama, ka njoftuar se lista e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka pësuar ndryshime. Kjo sipas saj, për shkak të kërkesës së KQZ-së, për përfaqësim të drejtë të kuotës gjinore,

“Për shkak të përfaqësimit të drejtë të kuotës gjinore, siç̧ ka kërkuar KQZ-ja, lista e LDK-së ka pësuar disa ndryshime. Në listën e KQZ-së, tani unë do ta bart numrin 87”, ka shkruar ajo.

Ndonëse nga vet partia nuk ka ndonjë njoftim, ende nuk dihet nëse kanë ndryshuar edhe numrat e kandidatëve të tjerë në këtë listë.