Beograd, 22 tetor – Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i tha sot TV Pink të Serbisë se “ opozita e ka zbuluar qëndrimin e saj të vërtetë për Kosovën, e cila do të dëshironte më së shumti që kjo çështje të mbetet e pazgjidhur, meqë e kanë të qartë se Aleksandar Vuçiqin nuk do të mund ta ndërrojnë nëse kjo çështje zgjidhet”, transmeton Koha.net.
Për opozitën “janë sekondare paqja e stabiliteti, ndërsa primare ardhja në pushtet”, është shprehur ajo.
Sipas saj është papërgjegjësi ruajtja e status quo-së . Kjo do të thoshte “Unë nuk po di dhe nuk ia dal dhe do t’ia lë këtë problem gjeneratës së ardhshme”.
Shumëkush nuk pajtohet me faktin se nuk ekziston vija e kuqe, por me të tillët duhet vazhduar bisedat dhe t’u sqarohet se pikërisht ky është kompromisi”, është shprehur ajo, transmeton Koha.net.
-
Bërnabiq: Nuk është zgjidhje e drejtë nëse Prishtina fiton gjithçka dhe ne i humbim të tëra
-
Sipas Bërnabiqit, përcaktimi i kufirit me Kosovën ka qenë vetëm një alternativë
-
Bërnabiq s’e di nëse në tavolinë ka ndonjë gjë konkrete për Kosovën
-
Bërnabiq: Jam e gatshme të jap dorëheqje
-
Bërnabiq: Kurti nuk i respekton të drejtat e joshqiptarëve në Kosovë