Ekrem Hajdari, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Privatizim, në “Puls” të KTV-së ka thënë se është rritur vlera e pronës që e shet AKP.
“Para disa viteve vlera mesatare e një ari tokë nga AKP-ja me tender publik është shitur rreth 35 euro për metër katror, tash në kohën time vlera mesatare e shitjes për është 350 euro”, ka thënë Hajdari.
“Kur flasim për shitjen e lokaleve ne sot shesim lokale afariste me një mesatare prej 1250 euro metër katror kurse më herët janë shitur diku tek 50 euro metri katror”, ka thënë më tej ai.
Artikuj të ngjashëm