36 urdhër ndalime janë lëshuar nga Prokuroria e Kukësit për protestuesit që protestuan ditën e shtunë në Rrugën e Kombit.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 24 nga këto urdhër ndalime u ekzekutuan mëngjesin e së dielës, ndërsa 12 persona janë në kërkim.
Por në një shkresë të siguruar nga ABC News janë emrat e 44 personave, ku bëhet fjalë edhe për 21 persona në kërkim, midis tyre personalitete të zonës. Kjo shkresë nuk ka firmën e Prokurorisë, por sipas burimeve është një shkresë policie.
Ndërkohë të gjithë të ndaluarit ndodhen në komisariatet e policisë së Tiranës. Ata u shoqëruan për në kryeqytet me qëllim shmangien e ndonjë incidenti mes policisë së Kukësit dhe banorëve. Sipas prokurorisë, asnjë dosje nuk ka shkuar ende në gjykatë, dhe i mbetet gjykatës të vendosë se në cilin rreth do të zhvillohet caktimi i masës së sigurisë për protestuesit e ndaluar. Nga precedenti i mëparshëm në Kukës gjatë vitit 2001, të ndaluarit gjatë një proteste u dërguan për vlerësim mase në Gjykatën e Dibrës.

-
37 të arrestuar për nxitje të urrejtjes gjatë Vidovdanit
-
Policia arreston 4 protestues në protestën e 1 Majit në Prishtinë
-
21 të arrestuar nga protesta e opozitës në Shqipëri, 16 policë të lënduar
-
Kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve për dallavere me vota në Gjakovë
-
Lëndohen 11 policë nga protesta e PD-së në Shqipëri, 18 të arrestuar