Partia Përparimtare Serbe (Srpska napredna stranka) e Aleksandar Vuçiqit ka vlerësuar sonte se kryetari i Partisë Popullore Vuk Jeremiq me aksionin fatal diplomatik në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ka bërë më shumë për pavarësinë e Kosovës se sa Thaçi e Haradinaj dhe se e ka humbur kredibilitetin që të merret me Kosovën, përcjell Fonet.
Në kumtesën e kësaj partie, transmeton Koha.net, theksohet se kështu dinjiteti i Serbisë është shkelur më shumë dhe më dhembshëm se sa që kanë mundur të shkelin forcat e përbashkëta të Jammy Sheas, Wesley Clarckut dhe Javier Solanës.
Gjykata Ndërkombëtare Drejtësisë n ë korrikun e vitit 2010 e kishte shpallur të ligjshme pavarësinë e Kosovës pasi që Serbia e kishte dërguar për vlerësim këtë akt.
-
Jeremiq: Vuçiqin nuk duhet lejuar të heqë dorë nga Kosova
-
Jeremiq: Aleanca për Serbinë përkrah dialogun me shqiptarët
-
Fushata zgjedhore në Serbi “zbulon” se Pacolli ka lobuar që Jeremiqi të jetë kryetar i OKB-së
-
Më 4 nëntor referendumi në Serbi për Kosovën, parasheh Jeremiqi
-
Sipas Jeremiqit, një nënshkrim për Kosovën ndryshon gjithçka