Ministria e Punëve të Brendshme-Agjencia e Regjistrimit Civil njofton se nga sot, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për pasaportë apo letërnjoftim, në çdo komunë të Republikës së Kosovës, pa marrë parasysh se nga cila komunë janë ata, transmeton Koha.net.
Po ashtu, ju njoftomë se tërheqja e dokumenteve duhet të bëhet në atë qendër ku është bërë aplikimi. Kjo procedurë mundëson që ky shërbim të jetë më afër qytetarëve, sidomos studentëve, punëtorëve, pavarësisht vendbanimit të tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 10 mijë qytetarë serbë morën pasaporta të Kosovës
-
Vendosen “njoftime” në gjitha pikat kufitare që çojnë nga Serbia në Kosovë
-
Nga gushti, dokumentet serbe për identifikim do të zëvendësohen gjatë hyrje-daljeve në Kosovë
-
S’ka më pritje në sportele, qytetarët mund të marrin dokumentet e ofiçarisë pa pagesë
-
Nga nesër qytetarët mund të pajisen me targa të përkohshme në të gjitha Qendrat e Regjistrimit